Rusia do të dëbojë diplomatë amerikanë në shenjë hakmarrjeje

Rusia ka thënë se do të dëbojë një numër të diplomatëve amerikanë, si shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dëbuar 12 diplomatë rusë.
Uashingtoni ka thënë muajin e kaluar se do të dëbojë diplomatët rusë nga misioni i Kombeve të Bashkuara në New York, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, dhe më vonë ka bërë të ditur se do të dëbojë edhe një rus shtesë, për të cilin autoritetet amerikane kanë pretenduar se është spiun, shkruan BBC.
Të hënën, Ministria e Jashtme e Rusisë ka marrë në pyetje ambasadorin amerikan në Rusi, John Sullivan si shenjë proteste ndaj etiketimit që i ka bërë presidenti amerikan, Joe Biden, liderit rus, Vladimir Putin, duke e quajtur “kriminel lufte”.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit më vonë konfirmoi se ata kishin “marrë një listë të diplomatëve të shpallur ‘persona non grata’ nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse më 23 mars”.
Persona non grata është një term që përdoret për të treguar se një person nuk është më i mirëpritur ose i pranuar.
Nuk është e qartë se sa diplomatë amerikanë do të preken nga urdhri dhe kur do të dëbohen nga Rusia./21Media

Back to top button