Kaloni te përmbajtja kryesore

Rryma mbyt pesë persona

Personat e goditur nga rryma janë dërguar në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë

Të paktën pesë persona, prej të cilëve tre fëmijë, kanë humbur jetën nga goditja e rrymës në një basen të qytetit Akyazi të provincës Sakarya, në veriperëndim të Turqisë.

Agjencia private e lajmeve turke Dogan raporton se personat e goditur nga rryma janë dërguar në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Policia turke ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button