Trump reagon ndaj hetimeve të Muellerit

“Mueller është i ndershëm por shumë i afërt me Comeyin”

Presidenti amerikan Donald Trump, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me atë që e përshkroi si një raport të afërt midis kreut të shkarkuar të FBI-së James Comey dhe Robert Mueller, të emëruarit për vazhdmin e hetimeve mbi përfshirjen e mundshme ruse në zgjedhjet në SHBA.

“Ai është shumë mik i mirë i Comeyit, që është shumë i mërzitshëm” tha presidenti Tramp në një intervistë për kanalin televiziv Fox News.

“Por Robert Mueller është një njeri i nderuar dhe shpresoj se do të dalë me një zgjidhje të ndershme të kësaj situate”, ka shtuar Trump, shkruan rtv21.tv

Presidenti amerikan tha po ashtu se nuk kishte penguar hetimet e FBI-së mbi ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe se nuk i kishte regjistruar bisedat e tij me Komein.

Ish-kreu i FBI-së James Comey  po i udhëhiqte hetimet mbi pretendimet se Rusia është përpjekur të ndikoj në favor të Trumpit në zgjedhjet në SHBA, dhe lidhjet  e mundshme të bashkëpunëtorëve të Trumpit me Moskën, kur u shkarkua nga presidenti amerikan më 9 maj, veprim ky shkaktoi debat të nxehtë politik në vend./21Media

 

Back to top button