Shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve janë vet shoferët

 

Shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë janë vet shoferët. Kështu tha Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi  në emisionin e mëngjesit në RTV21.

“Duke mos respektuar kufizimin e shpejtësisë ku në shumicën e rasteve qoftë atyre me fatalitet dhe aksidenteve me lëndime të rënda i referohemi shkaktarit të mosrespektimit të kufizimit të shpejtësisë apo kushteve të rrugës.”, tha Rexhepi, përcjell portali rtv21.tv

 

Në anën tjetër nuk përjashtohet që pandemia ka ndikuar në rënien e aksidenteve, megjithatë sipas Rexhepit rënie ka pasur edhe në muajin janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ai bëri të ditur se  në shkurt ( kur në Kosovë nuk kishte ende raste me Covid-19)  është shkaktuar vetëm një aksident me fatalitet.

Ndërkohë, Fejzullah Mustafa nga Departamenti Koordinues i Këshillit të Sigurisë Rrugore vlerësoi se rrugët në Kosovë janë të kënaqshme e po ashtu sipas tij krahasuar me rajonin rrugët e Kosovës janë më të mirat./21Media

 

Back to top button