Rubin: Mora lejen e DASH për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se është përgatitur prej vitesh për këtë moment.
Një prokuror, e pyeti për takimet e tij me mbrojtjen e Thaçit dhe i kujtoi se ka thënë se është përgatitur “me qindra orë” për të qenë dëshmitar në këtë rast.
“A mund të na thoni çfarë keni bërë në këto qindra orë, dëshmitar?”, e pyeti prokurori.
Rubin, tha ndër tjerash, se ka marrë lejen e Departamentit amerikan të Shtetit për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit.
“Kam qenë shumë i zënë në profesionin tim, në punën time. Kam qenë gjithashtu edhe këshilltar i zotit Blinken nga viti 2022-2025 dhe më duhet të them që për dëshirën time, për të qenë i disponueshëm në gjykatë. Po ashtu kam shpenzuar shumë orë për t’u siguruar që Departamenti i Shtetit të më lejonte të jepja dëshminë. Ishte vërtetë një barrë e shtuar për mua”, tha ai.
Diplomati me përvojë amerikan tha se për Gjykatën Speciale ka filluar të mendoj që herët dhe se ka pritur me vjet për nisjen e gjykimit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?