Rusët mohojnë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Forcat separatiste pro-ruse në Donetsk kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në qytetin port jugor të Mariupolit, raporton agjencia e lajmeve Ifax.

Më herët u raportua për sulm kimik nga Rusia, ku sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby ka thënë se situata po monitorohet.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave sociale që pretendojnë se forcat ruse vendosën një municion të mundshëm kimik në Mariupol, Ukrainë. Nuk mund të konfirmojmë në këtë moment dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër. Këto raporte, nëse janë të vërteta, janë thellësisht shqetësuese dhe reflektojnë shqetësimet që ne kemi pasur për potencialin e Rusisë për të përdorur një sërë agjentësh për kontrollin e trazirave, duke përfshirë gazin lotsjellës të përzier me agjentë kimikë, në Ukrainë”, ka thënë ai.
Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka shkruar në Twitter për raportet se forcat ruse mund të kenë përdorur agjentë kimik në një sulm ndaj popullit të Mariupolit.
“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do të mbajmë Putinin dhe regjimin e tij përgjegjës”, ka shkruar ajo./21Media
Back to top button