Tahiri thotë se gazjellësi amerikan do të ishte përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq-Putin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sonte ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për furnizim me gaz nga Rusia, mes Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin.
Sipas Tahirit, kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiq po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike.
Sipas Tahirit, Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendim pozitiv për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka theksuar se kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes Vuçiq-Putin.
“Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike: Mbështetja për Ukrainën; Agjenda integruese në BE dhe Dialogu Kosovë – Serbi. Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje ende po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja!!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Rusia ka rënë dakord të vazhdojë furnizimin me gaz natyror të pandërprerë për Serbinë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti. Kjo erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin u takua të dielën me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button