Rusia godet me raketë një qendër tregtare në Ukrainë

Raketat goditën qendrën tregtare të Ukrainës me mbi 1000 njerëz brenda në qytetin Kremenchuk, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vendi është djegur plotësisht.
Sipas njoftimeve, dyshohet se një numër i madh i njerëzve kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas Zelenskyt, qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për rusët./21Media

Back to top button