Rusia kryen stërvitje ushtarake në enklavën evropiane

Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj Kaliningrad, e cila ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë.
Sipas shërbimit për shtyp të flotës ruse të Detit Baltik, luftëtarët rusë Su-27 morën pjesë në lojëra luftarake që simuluan një sulm ajror armik në Kaliningrad, raporton sky news.
Ky veprim po ndodh vetëm disa ditë pasi Suedia dhe Finlanda, dy shtete këto shumë afër Rusisë treguan dëshirën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax më shumë se 10 ekuipazhe Su-27 u përfshinë në stërvitje./21Media

Back to top button