Rusia pezullon “mobilizimin e pjesshëm” të qytetarëve për luftë

Rusia njoftoi ndalimin e “mobilizimit të pjesshëm” të qytetarëve për të luftuar në luftën e vendit kundër Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se të gjitha aktivitetet e pjesshme të mobilizimit, përfshirë dërgesat e thirrjeve, janë pezulluar.
Ministria shtoi se “të gjitha aktivitetet që lidhen me rekrutimin për shërbimin ushtarak janë ndalur”.
Njësitë ushtarake tani e tutje do të pranojnë vetëm vullnetarë dhe kontraktorë,thuhet tutje në deklaratë.
Duke komentuar në emër të ministrit rus të Mbrojtjes ,Sergei Shoigu, thuhet se komandantëve të rretheve ushtarake dhe Flotës Veriore iu dërguan urdhra për të paraqitur raporte mbi përfundimin e aktiviteteve të pjesshme të mobilizimit deri më 1 nëntor.
Megjithatë, siç raporton CNN, njoftimi i Ministrisë nuk përbën një fund zyrtar të mobilizimit të pjesshëm të vendit. Kjo mund të bëhet vetëm me një dekret zyrtar nga presidenti rus Vladimir Putin./21Media

Back to top button