Rusia thotë se 40 të burgosur ukrainas u vranë në shpërthim

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se 40 të burgosur ukrainas janë vrarë nga bombardimi i një burgu në Donetsk të kontrolluar nga separatistët.
Zyrtarët pretenduan se 75 persona të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në kampin e burgut në Olenivka, përcjell rtv21.tv
Ushtria e Ukrainës mohoi kryerjen e sulmit dhe në vend të kësaj akuzoi Rusinë për bombardimin e burgut.
Ushtria tha se Moska po kërkonte të mbulonte provat e torturës në vend, raporton BBC
“Okupantët rusë ndoqën qëllimet e tyre kriminale, duke akuzuar kështu Ukrainën për ‘krime lufte’ dhe për të fshehur torturat e të burgosurve dhe të shtënat e kryera atje me urdhër të administratës pushtuese dhe komandës së Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

“Armiku rus vazhdon metodat e tij propagandistike për të zhvilluar një luftë informacioni për të akuzuar Forcat e Armatosura të Ukrainës për granatimet e infrastrukturës civile dhe popullatës, duke fshehur veprimet e tij tinëzare”, tha tutje Shtabi./21Media

Back to top button