Rusia thotë se ka kryer katër sulme me raketa gjatë natës

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka kryer katër sulme me raketa mbi objektivat ushtarake ukrainase gjatë natës, duke shkatërruar dy depo raketash dhe municionesh pranë vendbanimeve Barvinkove dhe Ivanivka në Ukrainën lindore, raporton BBC
Ministria thotë se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar gjithashtu një avion ukrainas Su-24 pranë Luhansk, një qytet në Ukrainën lindore, përcjell rtv21.tv
Ajo gjithashtu pretendon se ka neutralizuar 67 objekte ushtarake ukrainase gjatë natës dhe deri në 40 automjete të blinduara dhe motorike./21Media

Back to top button