Xhaferi: Veprat në Ukrainë asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në takimin me kryetarin Stefançuk ka shprehur mbështetjen personale por dhe institucionale ndaj krimeve në Ukrainë.
“Sot jam këtu për të shprehur mbështetjen personale dhe institucionale për Verkhovna Radën dhe deputetët e Verkhovna Radës, mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas. Republika e Maqedonisë së Veriut u bashkëngjit pa rezervë ndaj të gjitha masave restriktive të ndërmarra nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse dhe do të vazhdojë edhe më tutje të bëjë këtë. Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkëngjit nismës së anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për ndihmë financiare dhe luftarake të Ukrainës. Gjithsesi, do bashkëngjitemi edhe ndaj tentativave për ripërtëritjen e Ukrainës, pas përfundimit të kësaj lufte të pakuptimtë”, tha Xhaferi.
Xhaferi shtoi se pasi panë veprat e krimit të shkaktuara nga rusët do të angazhohet personalisht por edhe institucionalisht do të angazhohemi që ato vepra krimi të marrin emrin përkatës, dhe asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi./TV21

Back to top button