Rusia thotë se Perëndimi po përhap gënjeshtra për krizën e ushqimit

Perëndimi po përhap gënjeshtra për krizën globale të ushqimit, thotë Rusia.
Zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se kriza ushqimore është duke u ndezur për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore, të cilat kanë rritur çmimin e grurit, vajit të gatimit e energjisë.
Zakharova ka thënë në Moskë se është e tronditur nga deklaratat perëndimore se Rusia është fajtore për krizën.
“Është gënjeshtër. Akuza të tilla janë gënjeshtra të plota. Pra, Perëndimi mund t’i furnizojë të gjitha këto armë Ukrainës, por për ndonjë arsye, asgjë nuk mund të hiqet nga Ukraina”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button