Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetëm dje rreth 4 mijë gjoba për mosrespektim të masave

Për mosrespektim të masave anti-COVID, vetëm dje Policia e Kosovës ka shqiptuar 3981 gjoba.
Në Kosovë pas rritjes alarmante të shifrave me COVID-19 nga e hëna kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID. Bartja e maskes është bërë obligative si dhe është kufizuar orari i qarkullimit pas orës 22:00.
Për mbikëqyrjen e respektimit të masave antiCovid-19 dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, paralajmëroi se masat do të mbikëqyren në masë edhe nga shumë policë në rroba civile, ndërsa ka thënë se theks i veçantë do t’u kushtohet qytetarëve që janë të detyruar të vetizolohen për shkak të infektimit me virus. Në lidhje me këtë nga dje Policia e Kosovës ka filluar të vizitojë personat të cilët janë të infektuar me Covid-19, nëpër shtëpitë e tyre, për të parë nëse janë duke respektuar masën e vetizolimit.
Gjithashtu dje kanë filluar punën edhe 85 inspektorë të rinj të angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19.
Me hyrjen në fuqi të masave të reja gastronomia do të funksionojë në hapësirë e orar të kufizuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button