Sa herë është prerë shiriti i spitalit në Podujevë? Bulliqi: Me ne, ai spital do të bëhet brenda mandatit 4 vjeçar

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sonte në RTV21 foli për përparësitë e programit të tij kundrejt programit të kundërkandidatit të tij, Ekrem Hysenit të LDK-së.
Bulliqi tha se LDK që ka qeverisur gjatë në Podujevë, për vite të tëra u ka bërë premtime të kota qytetarëve dhe shtoi se ato premtime kurrë s’janë realizuar.
Bulliqi mori si shembull prerjen e disa herë të shiritit për ndërtimin e spitalit të Podujevës dhe tha se fatkeqësisht Podujeva nuk e ka një spital të tillë. Bulliqi premtoi që me qeverisjen e tij dhe Qeverinë Kurti do të bëhet ai spital brenda mandatit 4 vjeçar, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, para tri ditësh, ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se si do të financohet ndërtimi i spitalit në Podujevë.
Kujtojmë që, të dielën (14 nëntor), në komunën e Podujevës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në balotazh janë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpejtim Bulliqi i LVV ka marrë 44.16% të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së 44.20% të votave./21Media

Back to top button