Sa komuna i synon BDI-ja t’i fitojë në zgjedhje lokale?

 

Sonte në emisionin Click Plus në TV21, ku i ftuar ishte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u diskutua edhe për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

U pyet se sa komuna synon të fitojë BDI-ja, por Ahmeti nuk precizoi se sa komuna do të fitojnë, duke theksuar se po punojnë për të fituar.

I pyetur se kë do të kandidojë BDI-ja në Kërçovë, Ahmeti tha se është duke pritur sondazhet dhe ai i cili do të këtë mbështetjen e opinionit do të kandidohet./TV21

 

Back to top button