“Sakrifica sublime për liri e Fazliut është themel i shtetndërtimit”

Veseli përkujton Bahri Fazliun në 19 vjetorin e rënies

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka përkujtuar dëshmorin e kombit Bahri Fazliu në 19 vjetorin e rënies.

“Sot nëntëmbëdhjetë vjet më parë, ra heroikisht poeti, publicisti dhe veprimtari i shquar për çlirimin e vendit, Bahri Fazliu, Hero i Kosovës. Sakrifica sublime e tij për liri është themel i shtetndërtimit dhe frymëzim për brezat e rinj në Kosovë.I përjetshëm është kujtimi për Heroin e Kosovës, Bahri Fazliu!” ka shkruar Veseli.

Bahri Fazliu ka rënë më 7 maj të vitit 1998 në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.

Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliu i rënë më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me heroin Afrim Zhitia në një betejë me policinë serbe në Breg të Diellit./21Media

Back to top button