Saldues do të jetë profesioni më i kërkuar në tregun e Kosovës

“ Pa pasur punëtorë të shkathët, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm”

Është mbajtur konferenca “Konkurrenca e Industrisë Metalike (me fokus në shkathtësi)”, konferencë kjo e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës në bashkëpunim me EYE- Enhancing Youth Employment ( Projekt i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim), e cila pati për qëllim të diskutojë mbi aftësitë të cilat kërkohen në industrinë e metalit, me fokus në lëmin e saldimit.

Sipas komunikatës për media, duke u përqendruar në sfidat të cilat janë të pranishme për rekrutimin e stafit në industrinë metalike, se sa është e lehtë të rekrutohen studentët në shkollat profesionale dhe se sa përputhen shkathtësitë ekzistuese me nevojat e tregut.

Në konferencë u diskutua edhe mbi rëndësinë dhe kërkesat e eksportit për industrinë metalike.

Konferencën e hapi drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, i cili vlerësoi se kjo temë është e një rëndësie të veçantë, pasi industria e metalit është sektor me potencial në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Klubi i Prodhuesve në kuadër të strategjisë ka katër shtyllat e zhvillimit ekonomik, shtylla këto që përfshijnë punësimin, diplomacinë ekonomike, energjinë dhe ambientin.

“ Pa pasur punëtorë të shkathët, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm. Vlen të përmendet që vetëm me ndërtimin e termocentralit së Kosovës së re, i cili është investim rreth 1.3 miliard euro, do të ketë nevojë për punëtorë të kualifikuar, është mirë që ky investim të mbetet në Kosovë” deklaroi  Panxha.

Timothy Sparkman, drejtor i programit EYE, tha që ky program projekt katër vjeçar i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim,  ka për qëllim zhvillimin sistematik të një partneriteti afatgjatë me sektorin privat, duke i mbështetur mundësitë e punësimit dhe duke lehtësuar tranzicionin në tregun e punës.

Timothy Sparkman thekësoi që rezultat i bisedave dhe raporteve të shumta është hendeku i aftësive, ka kërkesës mjaft të madhe për punësim, mirëpo shkalla e papunësisë është po ashtu e madhe, sidomos në lëmin e saldimit.

“Ju sfidojë të jeni më inovativ në zgjidhje të problemit të zhvillimit ekonomik, gjeni zgjidhje që nuk i keni përdorur më parë.”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka shprehu gatishmërinë për përmirësimin e situatës aktuale dhe bëri të ditur që me strategjinë e zhvillimit ekonomik do të përfshihet ndërtimi i termocentralit Kosova e Re, sektori minerar dhe zhvillimi i Trepçës, ku do të ketë edhe investime të huaja.

“Në vitin e ardhshëm, me fillimin e ndërtimit të termocentralit, do të nevojiten punëtorë të kualifikuar, sidomos në saldim, e cila do të jetë shkathtësia më e kërkuar në Kosovë”. Po ashtu, z.Lluka sigurojë që me nënshkrimin e kontratë me Countour Global për termocantralin Kosova e Re, është paraparë që në kushte të barabarta të ju japet përparësi kompanive lokale dhe të ndajë një fond për zhvillimin e shkathtësisë për saldim.

Ndërsa, ministri Bytyqi u shpreh optimist me rritjen e kërkesës për vendet e punës. Ai u shpreh që së bashku me kompanitë private do të kenë marrëveshje për zhvillimin e kurrikulave edhe në aspektin e praktikës.

“Së bashku me Klubin e Prodhuesve kemi bërë marrëveshje qe mësimi praktik të zhvillohet edhe në kompanitë private.”

Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave të biznesit, përfaqësues nga organizatat e trajnimit profesional dhe konsulentë të ndryshëm.

Back to top button