Sami Lushtaku merr pozitën e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, pritet të bëhet nënkryetar i Komunës së Skenderajt.
Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv djali i tij, Mergim Lushtaku.
PDK kishte vendosur për kandidat për kryetar të Skenderajt Sami Lushtakun, por atij i është ndaluar për shkak që dy muaj para zgjedhjeve lokale i është konfirmuar një dënim nga Gjykata Supreme./21Media

Back to top button