Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Samiti i radhës i Bashkimit Evropian-Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Kështu njoftoi Presidenti i Këshillit Evropain, Charles Michel.
Ai përmes një postimi në Twitter tha se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç i BE-së.
“Samitin e ardhshëm BE, Ballkani Perëndimor, do ta mbajmë në rajon, më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri, për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”,shkroi Michel.
Kjo do të jetë hera e parë që samiti në fjalë do të mbahet në një prej vendeve të rajonit./21Media

Back to top button