Sarrazin: Kosova ka të drejtë për targat, por s’duam veprime që shkaktojnë trazira

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i tha RTV21 se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave.
Sarrazin tha se Kosova ka të drejtë në çështjen e targave, por ajo nuk duhet që të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazirë. Sarrazin tha se është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë më incidente ose me probleme, pak dite përpara nisjes së Samitit të Procesit te Berlinit.
Samiti pritet që të zhvillohet më 3 Nëntor në Berlin me mikpritës kancelarin Scholz dhe pritet që të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon.
Manuel Sarrazin në bisedë me RTV21 tha se Gjermania është avokuesi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët evropianë për të përmbyllur këtë proces. Sarrazin e konfirmoi ekzistimin e propozimit gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe e cilësoi atë si një dokument të rëndësishëm dhe të dobishëm./21Media

Back to top button