Sazani 24 orë në flakë

Kur po mbushen tashmë 24 orë që kur është identifikuar vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit mbi 80 efektivë të ushtrisë, zjarrfikësve dhe zonave të mbrojtura kanë punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit, por ende nuk kanë arritur ta kenë nën kontroll.
Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997, të cilat mund të shpërthejnë.
Operacioni vijon ende për shuarjen e flakëve, teksa dëmet e lëna pas nga zjarri i madh i filluar dje në orët e mëngjesit janë të mëdha.
Ashtu si dhe dje sot po digjen sërish shkurre dhe pemë në zonë. Gjithashtu ekziston dhe rreziku i plasjes së municioneve ushtarake, të cilat kanë mbetur të groposura vite më parë kur Sazani ka qenë bazë ushtarake.
Nuk mendohet të ketë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve ndërhyrjet do të jenë vetëm nga toka. Nën pretektin se është bazë ushtarake zjarrfikësave dhe ushtarëve që po luftojnë me flakët nuk i lejohet më dërgimi i videove dhe fototve prej ishullit./oranews

Back to top button