SBASHK-u shpreson për marrëveshje me qeverinë që të shmangen protestat

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) në kuadër të delegacionit të BSPK-së sot janë takuar me 6 deputetë të Vetëvendosjes, ku janë shprehur shqetësimet dhe kërkesat për dialog.
Sipas një komunikate për media nga SBASHK-u deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar se do të angazhohen që të vazhdojnë takimet e dialogu me deputetët, komisionet parlamentare, por edhe me Qeverinë me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme të kërkesave brenda mundësive buxhetore.
“Urojmë që dialogu i nisur të vazhdojë dhe të arrihen marrëveshje të pranueshme”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut dje janë takuar me zëvendësministrin Dukagjin Pupovci dhe anëtarë të kabinetit të ministres së Arsimit Arbërie Nagavci për të biseduar mbi gjetjen e zgjidhjes së kërkesave të punëtorëve të arsimit pa pasur nevojë për veprime të tjera sindikale. Të dy palët janë pajtuar që ta mbajnë të informuar njëra-tjetrën për çdo angazhime situatë të krijuar.
Ndryshe, në protestën e 20 majit, BSPK ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë, si miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, si dhe nisjen e dialogut social. Kërkesa të ngjashme paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së./21Media
 

Back to top button