​Sterling dhe Leao në radarin e Real Madrid-it

Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez ka mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e Kylian Mbappe-s që të vazhdojë kontratën me Paris-Saint-Germain edhe pse ishte në bisedime të avancuara me klubin madrieln për t’u transferuar atje.
Kampioni i ri i La Ligas është një kërkim të një sulmuesi me perspektivë të madhe në futbollin evropian dhe pas Mbappe-s ata janë duke shqyrtuar alternativat tjera për ta përforcuar skuadrën e cila drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti.
Sipas lajmeve të fundit nga media spanjolle, sulmuesi i Manchester City-t Raheem Sterling dhe ai i Milan-it, Rafael Leao janë dy emrat që po shihen si profile të nivelit të lartë për ta veshur fanellën e bardhë.
Për Sterling raportohet se City kërkon 60 milionë euro, ndërsa Milani e konsideron si të paprekshëm Leaon. Portugezi po ashtu mësohet se ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurove në kontratën e tij me kampionin e ri të Italisë.

Back to top button