Schallenberg: Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejtë.
“Një gjë është e qartë. Vizita ime është bërë në këtë kohë qëllimisht, në rajonin që është shumë i rëndësishëm për Austrinë. Ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit vetëm me një gjuajte. Mendojmë që sulmi i Rusisë në Ukrainë është një thirrje për të zgjuar BE-në për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE. Është i rëndësishëm edhe premtimi që është dhënë para 19 vitesh në Selanik. Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të liberalizohen vizat për Kosovën”, tha ai në konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Dondika Gërvalla.
Schallenberg po ashtu tregoi se me Gërvallën biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas tij është e natyrshme që në fund duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe njohje e ndërsjellë mes dy vendeve./21Media

Back to top button