Scholz e Macron i kërkojnë Putinit armëpushim të menjëhershëm

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës zhvilluan një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën ata i kërkuan Putinit që të binte dakord për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe të tërhiqte trupat ruse nga vendi, thanë zyrtarët gjermanë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron folën me Putinin për 80 minuta “me iniciativën e tyre”, sipas zyrës së shtypit të qeverisë gjermane.
“Kancelari gjermane dhe presidenti francez kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse. Ata i bënë thirrje presidentit rus që të angazhohet në negociata serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.
“Çdo zgjidhje për luftën duhet të negociohet midis Moskës dhe Kievit”, thuhet në deklaratën nga zyra presidenciale franceze, Pallati Elysee.
Në thirrje, Macron dhe Scholz kërkuan gjithashtu lirimin e rreth 2,500 mbrojtësve të Azovstal, të cilët janë kapur si robër lufte nga forcat ruse.
Për më tepër, të dy udhëheqësit i kërkuan Putinit të heqë bllokadën e Odesës për të lejuar eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi në mënyrë që të shmanget një krizë botërore ushqimore, thuhet në deklaratë./21Media

Back to top button