Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit që sulmuan pronarin e barnatores në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj V.C. dhe A.C., pasi të njëjti dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 22 maj 2022, rreth orës 02:20, para barnatores “Rexall”, në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, derisa i dëmtuari D.A., ka qenë duke e mbyllur barnatoren e lartcekur, të pandehurit V.C. dhe A.C., me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë sulmuar me mjete të forta (shufra) të dëmtuarin, me të cilat veprime i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sipas komunikatës më datë 27 maj 2022, të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalim për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”./21Media

Back to top button