Vdekja e ish-presidentit Nishani, Rama mesazh ngushëllimi: U prehtë në paqe!

Sot(28 maj) ka vdekur në moshën 55 vjeçare ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shprehu ngushëllime familjes në Nishani.
“U prehtë në paqe. Ngushëllime Familjes”, u shpreh Rama.
Ndryshe, Nishani ishte dërguar në një spital në Gjermani për përkujdesje intensiv dhe pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore ai vdiq.
Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.
Në këtë pozitë erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.
Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.
Nishani ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë. Ai ishte angazhuar për orientimin pro-evropian të Shqipërisë dhe ishte përkrahës i reformave për anëtarësimin e shtetit të tij në Bashkimin Evropian.
Ish-presidenti Nishani ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë./21Media

Back to top button