S’e uli flamurin në gjysmështizë për vrasjen e sulmueseve të Banjskës, kryetari i Bujanocit ftohet në Gjykatë

Kryetari i Komunës së Bujanovci, Nagip Arifi është paraqitur sot në Gjykatë për Kundërvajtje në Vranjë, dega në Vladiçin Han me akuzën për mos ulje të flamurit shtetëror në gjysmë shtizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023 që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës.

Kështu njoftoi Arifi përmes një postimi në Facebook.

“Më vjen keq që akoma ka njerëz të atillë që përmes letrave anonime duan që të më akuzojnë dhe të më pengojnë në ushtrimin e detyrës së kryetarit të komunës.

Besoj që edhe kësaj here, si shumë herë më parë, do të dal faqebardhë.

Derisa unë të jem kryetar, terroristët nuk do të gëzojnë respekt.

Ecim përpara!”, njoftoi Arifi./21Media

Back to top button