Sejdiu: Kam besim në ShBA-në dhe BE-në, mbështetja do të vazhdojë

(Lajm i përditësuar)


Sejdiu: 17 shkurti, një datë e përmbylljes së gjithë asaj sakrifice të madhe që ka ndodhë me dekada të tëra

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu për RTV21 ka thënë se 17 shkurti dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ishte përmbyllje e sakrificës së madhe që ka ndodhur me dekada të tëra.

“Unë së pari e them një urim të përgjithshëm për të gjithë qytetarët e vendit, për të gjithë mbështetësit e Kosovës, që kanë qenë partner vërtetë shumë të sinqertë në ecjet e tona, për brezin e ri i cili duhet të zhvillohet, ndërtohet të rritet të jetë brez që do të reflektojë në mënyrën më të mirë të mundshme në një vend të lirë dhe demokratik, dhe për zhvillimet e mira që duhet të kenë. Është akti kulmor apsulutisht 17 shkurti, një datë e përmbylljes së gjithë asaj sakrifice të madhe që ka ndodhë me dekada të tëra, dhe një moment i ri për dëshmimin e saj se është vend sovran dhe demokratik. Një dëshmim i cili ka nevojë për veprime të rëndësishme, të gjithë faktorëve dhe gjithë qytetarëve të saj, në radhë të parë ttë institucioneve të vendit. Sot natyrisht se Kosova ka 117 njohje, me të gjitha vështirësitë që i ka pasë, në ecjet e saj në kuptimin e deskrusioneve të vazhdueshme që i kanë bërë kundërshtarët e pavarsisë së Kosovës. Dhe them se e ka dëshmuar vetën në shumë sfera si një vend i qëndrueshëm politikisht, dhe në aspektin ekonomik dhe në aspektte të tjera. Sigurisht se vetë 17 shkurti nuk paraqet një moment me të cilin duhet të hyhet në një hapsirë të themi apo në një parajsë siç e them nganjëherë me figurë, por nënkupton thjeshtë obligime, obligime për gjeneratat që janë në qeveri, po flas në udhëheqje të vendit dhe të gjitha nivelet e pushteteve, obligime që janë edhe për brezat që do të vijnë që të ushqehet edhe më shumë thjesht ky produkt do të thoja kësisoj i vullnetit të qytetarëve të vendit që kanë shkuar në fazat be mëhershme. Unë mendoj se për këtë kohë në të cilën ne jetojmë, sigurisht se ka vërtetë sfida të shumta. Ato janë në ekonomi në politikë, janë në fushat e tjera të interesit politik të përgjithshëm në kulturë në shëndetësi në sferat e tjera. Janë edhe në relacionet ndërkombëtare që ka të bëjë me njohjet njohjen e Kosovës, që ka të bëjë me integrimin e Kosovës në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë siç është Bashkimi Evropian siç është NATO dhe Kombet e Bashkuara pse jo një ditë tjetër”, ka thënë ai në një intervistë për RTV21.


Sejdiu thotë që Serbia mezi pret të gjejë një shkak për të prishur dialogun

Ish- Presidenti, Fatmir Sejdiu në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një intervistë për RTV21 ka thënë se të gjithë e dijnë se Serbia mezi pret të gjejë një shkak për të prishur dialogun.

Megjiatë, ai ka thënë se Kosova e ka dhënë dëshminë dhe se është shumë e nevojshme të ruhet miqësia me aleatët.

“Është qasja që Kosova duhat ta ketë që të jetë vërtetë koperative dhe të jetë më e përgatitur, të paraqet vizionin e saj me argumente. Dhe paralelisht kemi qasje në deskrusione vazhdueshëm të çdo ideje e cila ofron ecjen përtej kësaj në realizimin apo në përmbylljen e temave të caktuara. Një gjë duhet ta dimë, edhe qytetarët e vendit besoj e dinë, se Serbia prej fillimit gjithmonë është një faktor që nuk ka qenë koperative dhe praktikisht ajo ka qenë gjithmonë mezi pritëse të gjejë një shkas të caktuar për të prishë thjeshtë edhe atë frymë të përpjekjeve për dialog, dhe në atë kuadër natyrisht që të shtyjë procesin edhe në faza të tjera. E di në fazën e mëhershme ta zëmë në Rambuje janë bërë bisedime, Serbia nuk ka pranuar një dokument. Janë bërë pastaj në fazën e presidentit Ahtisaari, Serbia nuk ka pranuar asgjë. E dimë fazën e mëvonshme kur janë bërë 120 ditë të bisedimeve Serbia prap ka qenë obstruktive. Mirëpo ne kemi dhënë dëshmitë tona, prandaj këtu duhet një kujdes i veçantë një kujdes që nënkupton se sot sovraniteti i vendeve është, nënkuptohet, do me thanë si një garancë e rëndësishme e qenies së tyre si subjekt ndërkombëtarë, por paralelisht nënkupton edhe atë pjesën e nevojshme të komunikimeve, të mbajtjes të të kohezionit miqësor sidomos po them me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e rëndësishme të Bashkimit Evropian”, ka thënë Sejdiu.


Sejdiu: Kam besim në ShBA-në dhe BE-në, mbështetja do të vazhdojë

Ish- Presidenti, Fatmir Sejdiu në intervistën e tij për RTV21 në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës tha se beson se SHBA-ja dhe BE-ja do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën.

“Sigurisht se në këtë ecje ka momente që nganjëherë edhe kanë pjesën e pakënaqësisë, thjeshtë në kuptimin e asaj që ka të bëjë me relacionet midis dy vendeve në për tema të caktuara. Është tepër e rëndësishme që udhëheqja e vendit të ketë sensin e ndjeshmërisë sidomos për temat që lidhen shkurt e shqip si pjesë e reflektimit për të kapërcyer udhëkryqet që mund të jenë edhe të rrezikshme dhe që nënkupton po ashtu paralelisht edhe ruajtjen e dinjitetit që s’kërkon kush ai që dinjitet të shembet përveq Serbisë dhe faktorëve që Serbinë e mbështesin. Dhe unë kam besim posaqërisht në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e rëndësishme të Bashkimit Evropian, se ajo mbështetje do të vazhdojë natyrisht në një bashkëpunim të thellë dhe një kuptim të qartë të asaj që e duam në ecjet e mëtejshme”, tha Sejdiu./21Media

 

Back to top button