Haziri thotë se Pavarësia e Kosovës ishte planifkuar të shpallej në dhjetor të vitit 2006

(Lajm i përditësuar)


Haziri: Kurti më 15 shkurt 2008 ka thënë se nuk ka me ndodhë Pavarësia, është mashtrim i madh

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, në kohën kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Lufi Haziri në RTV21 tha se në fillim të muajit shkurt të vitit 2008 e kishin kuptuar se data 17 do të jetë ditë e shpalljes.

Ai tha se data e shpalljes ka qenë sekret publik. Haziri përmendi një deklaratë të kryeministrit Kurti dy ditë para 17 shkurtit.

” Më 15 shkurt Albin Kurti i sotshëm është kryeministër i Kosovës, ka dalë me një prononcim me gazetarë ka thënë nuk ka me ndodhë Pavarësia, është mashtrim i madh…është i vetmi”, tha Haziri.


Haziri thotë se Pavarësia e Kosovës ishte planifkuar të shpallej në dhjetor të vitit 2006

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, në kohën kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Lufi Haziri në RTV21 ka kujtuar për procesin e nëpër të cilin ka kaluar vendi deri në arritjen shtetësisë.

Ai tha se njëherë ishte planifikuar që shpallja e Pavarësisë të bëhej në dhjetor të vitit 2006, por sipas tij një gjë e tillë u shty për shkak të shpalljes së zgjedhjeve, shkruan portali rtv21.tv

“Është përmendur edhe nëntori i tretë si mundësi , krejt çka ka dalë si zhvillim në procesin e para shpalljes së Pavarësisë janë zgjedhjet e nëntorit 2007 që nuk kanë qenë të planifikume.. ato zgjedhje në një marrëveshje interne është dashtë të mbahen në tre deri në 6 muaj pas shpalljes së Pavarësisë, dhe orientimi i parë për shpalljen e pavarësisë ka qenë dhjetori i vitit 2006  përafërsisht java e tretë ose e katër e dhjetorit, u shty për shkak të zgjedhjeve “, tha Haziri.

Ai tha se zgjedhjet u dashtë të mbahen për shkak se është hapur çështja e legjitimiteti politik, në nëntor kalonte mandate i deputetëve.

Haziri përmendi se pas këtyre zgjedhjeve skena politike ndryshoi duke u bërë PDK partia e parë e LDK e dyta duke bërë të dyja koalicion si parti rivale.

Derisa për zgjedhjen e datës së shapalljes së Pavarësisë ishte në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ne shqiptarët në Kosovë jemi destinu me i pasë festat në të ftohtë , ka qenë -16 gradë.”, tha ai , duke kujtuar se sheshet e qyteteve të Kosovës kanë qenë të mbushura me njerëz. /21Media

Back to top button