Sekretari i Vatikanit për vizitë zyrtare në Tiranë

Takohet me Metën dhe Ramën

Sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin ndodhet sot në një vizitë zyrtare të nivelit të lartë në Tiranë.

Sekretari i Selisë së Shenjtë do takohet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e dytë që Sekretari i Shtetit të Vatikanit ndodhet në Shqipëri. Për herë të parë ka udhëtuar në vendin tonë në vitin 2014, gjatë vizitës së Papa Françeskut.

Në orën 11:00, kardinali Parolin do të marrë pjesë në ceremoninë e bekimit të gur themelimit të spitalit të ri ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ në Tiranë dhe më pas do të zhvillojë takime me ipeshkopinjtë e Konferencës Episkopale Katolike të Shqipërisë.

Kardinali Pietro Carolin është numri 2 i Selisë së Shenjtë pas Papa Franceskut. Kardinali drejton Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, që është dikasteri më antik i Kurisë Romane.

Funksioni i tij ka të bëjë me aktivitetin politik e diplomatik të Selisë së Shenjtë i krahasueshëm me nivelin e kryeministrit, por pa fuqi ekzekutive.

Mandati i Sekretarit të Shteti të Vatikanit përfundon së bashku me Papën që e ka emëruar në këtë post./oranews

Back to top button