Sekuestrohen 300 litra vaj motorik të kontrabanduar

Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) ka konfiskuar sot një sasi të mallrave të ndryshme komerciale, të cilat ishin futur ilegalisht nga Maqedonia Veriore në Kosovë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 13:35, ku policia kufitare ka identifikuar një veturë e tipit “Wolsfagen Passat”, ngjyrë e kaltër e mbylltë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale I.J., shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.
Pas tentativës së tij për t’iu shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zonë urbane në drejtim të Ferizajt, autoritetet kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin në Sadovinë të Vitisë, ku gjatë kontrollit janë gjetur 300 litra vaj motorik, e paketuar në 25 kuti nga 12 litra.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës./21Media

Back to top button