Sekuestrohen mbi 8 kg lëndë narkotike, arrestohet një 30 vjeçar

Policia e Shtetit Shqiptar sonte ka informuar se në dalje të Pikës Kufitare në Morinë janë sekuestruar 8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kanabis, ndërsa është arrestuar në flagrancë shtetasi S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Siç ka informuar policia, lënda narkotike do të trafikohej drejt Kosovës.
“Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Alfa Romeo” , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë. Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin ligjor të përfshirjes të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.”, ka informuar policia.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike, si dhe automjeti tip “Alfa Romeo”.
Materialet hetimore do t’ i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, autoritetet doganore të Morinës, si dhe Policinë e Kosovës./21Media

Back to top button