Sekuestrohet ari në një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë Dogana e Kosovës sot ka sekuestruar 500 gramë stoli ari, në një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri.
Siç njofton Dogfana, sasia ishte në një qese letre dhe u gjet te shoferi i autobusit.

“Oficerët e Doganës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të arit në sasi mbi 500 gramë. Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit. Sasia është konfiskuar”, thuhet në një njoftim të Doganës të bërë në rrjetet socaile./21Media
Back to top button