Sekuestrohet superjahti i një oligarku që dyshohet se ka lidhje me Putinin

Policia ka sekuestruar një megajaht në Spanjë që dyshohet se është në pronësi të një oligarku, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Agjentët federalë të SHBA-së dhe Garda Civile e Spanjës kontrolluan anijen, e cila ishte ankoruar në Marina Real në portin e Palma de Mallorca, kryeqyteti i Ishujve Balearik në Mesdhe.
Jahti, i quajtur Tango, është një anije 78 metra, sipas një burimi të Gardës Civile.
Ajo vlerësohet në 120 milionë dollarë.  Jahti është ndër asetet e lidhura me Viktor Vekselberg, një miliarder që drejton Renova Group me bazë në Moskë, një konglomerat që përfshin metale, miniera, teknologji dhe asete të tjera, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA.
Jahti është subjekt i sanksioneve të vendosura nga qeveritë e SHBA, BE dhe MB./21Media

Back to top button