Selmanaj: LDK është e gatshme për zgjedhje të reja, Qeveria Kurti ka qëllime të mbrapshta

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të reja nëse kjo legjislaturë shpërndahet.

“LDK-ja ka treguar edhe në të kaluar se është e përgjegjëshme në procese të rëndësishme për vendin nuk eksperimenton, hynë në labirinthe me shumë të panjohura që mund të sjellin situata të caktuara”, tha Selmanaj në emisionin debatues “Click” në RTV21.

Selmanaj tutje tha se ka filluar të dyshojë në orientimin politik të kryeministrit, Albin Kurti pas marrëveshjes së Ohrit dhe me sjelljet e tij në raport me veriun e vendin.

“Kam përshtypje se nuk është në shërbim të interesave të Kosovës…Kam përshtypje që ka edhe qëllime të mbrapshta në fusha të caktuara”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme dhe mungesave të deputetëve nëpër seanca./21Media

Back to top button