Senati amerikan do të takohet me presidentin ukrainas në Zoom

Senati i Shteteve të Bashkuara është ftuar të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes Zoom, thonë raportet.
Zelensky ka qenë në kontakt me Presidentin amerikan, Joe Biden, por kjo do të jetë hera e parë që Senati në tërësi do të flasë me udhëheqësin ukrainas që kur Rusia pushtoi vendin më shumë se një javë më parë, transmeton rtv21.tv.
Javën e kaluar, ambasadorja amerikane e Ukrainës, Oksana Markarova u takua me anëtarët e Senatit dhe tha se vendi i saj kishte nevojë urgjente për më shumë furnizime për të luftuar Rusinë./21Media

Back to top button