Serbët me barrikadë në afërsi të fshatit Çabër

Televizioni publik ka raportuar drejtpërdrejt nga fshati Çabër, aty ku janë vendosur barrikada të reja nga serbët lokal.
Raportohet se me t’u afruar tek barrikadat janë parë disa persona civil para kamionëve të vendosur aty, por që të njëjtit sipas saj kur kanë parë se janë ekipe mediash janë tërhequr tutje.
Gazetarja e RTK-së ka treguar se në atë pjesë nuk ka të vendosura forca policore, as pjesëtarë të EULEX-it e as të KFOR-it, por tha se këta të fundit shihen derisa patrullojnë në lëvizje zonën duke shfrytëzuar dy rrugë alternative në atë pjesë.
Tutje, raportohet se po dëgjohen edhe disa shpërthime, por të cilat janë të fishekzjarrëve.
Se nuk duhet shqetësuar nga këto shpërthime, meqë janë veç mjete piroteknike ia ka konfirmuar RTK-së edhe drejtori i policisë për veriun, Besim Hoti.
Siç ka thënë ai, tash është kohë festash e shpërthime të tilla mund të dëgjohen, por sipas tij nuk janë shqetësuese.
Ndërkohë, Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka thënë se situata është e qetë, por e brishtë për shkak të zhvillimeve të fundit në atë pjesë.

Back to top button