Trajnerët me më së shumti fitore në Kupën e Botës

IFFHS apo ndryshe e njohur si Federata e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar sot listën e trajnerëve me më së shumti fitore në një Kupë të Botës.
Didier Deschamps, i cili e udhëhoqi Francën drejt finales së Botërorit aktual në Katar, e zë vendin e dytë në këtë ranglistë, dhe kështu do të mbetet edhe nëse e fiton finalen e së dielës kundër Argjentinës.
Fitorja kundër Marokut ishte e 14-ta në një Kupë të Botës për Deschamps, fitore kjo e cila e barazoi me Luiz Felipe Scolarin në vendin e dytë në ranglistën historike.
Ndërkaq, vendin e parë e ka rekordi i Helmut Schon, i cili kishte regjistruar plot 16 fitore gjatë Botëroreve ku kishte marrë pjesë me Gjermaninë.
Rekordi i Schon nuk do të thyhet në këtë edicion të Kupës së Botës në Katar dhe do të qëndrojë deri në edicionin e ri të këtij turneu.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni trajnerët me më së shumti fitore në Kupën e Botës.
1.Helmut Schon (Gjermani) – 16 fitore
2.Didier Deschamps (Francë) – 14 fitore
3.Luiz Felipe Scolari (Brazil, Portugali) – 14 fitore
4.Mario Zagallo (Brazil) – 13 fitore
5.Joachim Low (Gjermani) – 12 fitore
6.Oscar Tabarez (Uruguai) – 10 fitore
7.Carlos Alberto Parreira (Brazil, Afrika e Jugut) – 10 fitore.

Back to top button