​Amir Rrahmani vendos për të ardhmen

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani është gati të nënshkruajë kontratë të re me Napolin deri në vitin 2027, me opsion edhe për një vit shtesë. Marrëveshja, sipas “Sky Sport” tashmë është arritur dhe mungojnë vetëm disa detaje ligjore dhe më pas do të vijë njoftimi zyrtar

Napoli po përgatitet të bllokojë një nga lojtarët vendimtar të skuadrës së Luciano Spallettit, i cili prej disa sezonesh është kthyer në një shtyllë thelbësore të mbrojtjes blu. Kjo do të jetë zgjatja e dytë e kontratës në mbrojtje pas asaj të Juan Jesus në ditët e fundit.

Rrahmani ka luajtur 26 ndeshje deri më tani këtë sezon ndërmjet Serisë A dhe Ligës së Kampionëve me 2 gola të shënuar. Pas një muaji pauze për shkak të një dëmtimi muskulor mes tetorit dhe nëntorit, kosovari e rifitoi menjëherë vendin e titullarit përkrah koreanit Kim.

Vitin e kaluar ai doli në fushë 41 herë në të gjitha garat, me 4 gola. Një armë më shumë për Spallettin dhe Napolin, të paktën deri në vitin 2027. Rinovimi është afër, çështje detajesh.

Back to top button