Seuli kërkon forcimin e sanksioneve kundër Phenianit
Merkel e mbështeti këtë mundësi
Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-In u shpreh sot në Berlin për forcim të sanksioneve kundër Koresë së Veriut pas lëshimit për herë të parë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), që ai e cilësoi si provokim.
“Koreja e Veriut duhet t’i japë fund menjëherë kësaj dhe për këtë arsye ne do të duhet të punojmë në kuadër të sanksioneve më intensive kundër këtij vendi”, deklaroi Moon Jae-In, raporton AFP.
Presidenti Moon zhvilloi një konferencë shtypi me kancelaren, Angela Merkel, e cila e mbështeti këtë mundësi.