Shahini: PDK pa kuotë gjinore, nuk do ta kishte asnjë grua

Sipas Shahinit asnjë parti nuk synon me i pasë 50% gra në Parlament

Sonte në emisionin debutues “Click” që transmetohet në RTV21 u bisedua lidhur me temën “Premtimet e (pa) mundshme III”. Ku u diskutua edhe përfaqësimi i graus në institucione.

Besa Shahini, tha se gratë brenda në politike sidomos partitë si  PDK-ja po të mos kishte kuota për 30% të grave në listë, nuk do të kishin pasë fare gra në listë. Ndërsa për LDK ajo tha se Vjosa Osmanin është ajo e cila votohet edhe jashtë kuotave , mirëpo sipas Shahinit ajo sivjet u ndëshkua.

Edhe Vetëvendosja tha se ka pak më shumë gra të cilat marrin më shumë vota vet edhe jashta kuotave, dhe njihen si gratë që i kanë përcjellë disa tema, mirëpo Shahini theksoi se prapë nuk janë mjaft.

Sipas Shahinit asnjëra parti nuk kanë shkuar përtej kësaj e as nuk kanë synuar më i pasë 50% gra në Parlament.

Ajo tha se prej përvojës LDK është e tmerrshme në këtë aspekt./21Media

Back to top button