Shakhtar Donetsk-Inter, formacionet zyrtare

 
Me fillim nga ora 18:45 do të fillojë xhiro e dytë e Ligës së Kampionëve, ku në kuadër të Grupit D do të përballen Interi me skuadrën e Shakhtar Donetsk.
Në xhiron e fundit të dy skuadrat rikthehen nga humbjet, ku Interi u mposht si vendas me rezultat 1:0 nga skuadra e Real Madridit, kurse Shakhtar Donetsk pësoi humbje me rezultat 2:0 kundër Sheriff Tiraspol.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të jenë me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Brazao, Eriksen dhe Sensi, kurse tek Shakhtari do të mungojë sulmuesi Junior Moraes.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato i gjeni më poshtë.
Shakhtar Donetsk (4-1-4-1): Pyatov; Dodo, Marlon, Matviienko, Ismaily; Stepanenko; Pedrinho, Maycon, Alan Patrick, Solomon; Traore
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vecino, Brozovic, Barella, DiMarco; Dzeko, Martinez
18:45 Shakhtar Donetsk – Inter (Stadiumi NSC Olimpiyskiy).

Back to top button