Kaloni te përmbajtja kryesore

Shatri për buxhetin 2023: Numra janë më shumë, por kanë më pak vlerë

(Lajm i përditësuar)

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri tha se më buxhetin e vitit 2023 pagat në arsim nuk do të ngritën, madje sipas tij kjo kategori do të jetë e dëmtuar.
“Pagat e arsimit praktikisht nuk do të rritën, sipas ndarjes buxhetore, kjo d.m.th do të kenë pagë të zvogëluar sepse me pagën e njëjtë në vitin e ardhshëm ata do të jenë të dëmtuar në shportë. S’mund të blejnë qaq mallra së kanë blerë një vjet më heret, kjo nuk mund të shitet si rritje sepse numrat nuk i ha kurrëkush”, tha ai.
Shatri tutje u shpreh se qytetarët që marrin pagë nga shteti  paga e tyre nuk do të ndryshohet, ata do të blejnë 40-60% më pak mallra.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri tha se vlera reale e buxhetit të vitit 2023 për Kosovën nuk është shifër historike dhe se vlera e tij është realisht është më e vogël.
Shatri në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se këta janë numëra pavlerë, pasi që siç tha ai të gjitha çmimet janë ngritur.
“Këto janë numra të pavlerë, realisht buxheti është më i vogël, nomanilisht është më i madh. Me 3 miliardë e 200 milionë, në vitin 2023 nuk mundësh me ble mallëra sa ke ble me 2 miliardë e 900 milionë në vitin 2022”, tha ai duke theksuar se numra ka më shumë, por vlera është më vogël.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky buxhet vjen pas “vitit më të suksesshëm në histori, për të hyrat”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button