ShBA do të dërgojë më shumë artileri në Ukrainë

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha se do të dërgojë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë.

Që nga fillimi i administratës së Bidenit, ShBA ka ofruar 3.2 miliardë dollarë (2.46 miliardë £) ndihmë sigurie për Ukrainën, duke përfshirë 2.6 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

“Ajo që ne kemi bërë këtu është … pikërisht ajo që do të bënte presidenti që nga fillimi. Që është të [sigurojmë] ndihmë të konsiderueshme sigurie, ndihmë ekonomike dhe mbështetje për popullin ukrainas”, tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë pikërisht këtë,” shtoi ajo./21Media

Back to top button