SHBA-ja e dënon plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpcë

SHBA-ja e dënon plagosjen e dy djemve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës. Kështu tha Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier .
Ai po ashtu deklaroi se është mirë që autoritetet reaguan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin për sulmin.
“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje dhe është traditë shekullore të përjetosh diçka të tillë. Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për t’iu përgjigjur shkurt asaj që ndodhi dje në Shtërpcë, natyrisht në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përmendim se sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe sigurisht e dënojmë atë akt. Gjithashtu jemi mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin”, tha Hovenier të shtunën në mëngjes teksa po merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës.
Këtë akt sot e dënuan edhe nga Bashkimi Evropian.  Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend./21Media

Back to top button