SHBA-ja ndërpret përkrahjen për ofensivën kundër rebelëve në Jemen

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të deklarojnë ndërprerjen e mbështetjes për ofensivën më Jemen, i cili është shkatërruar nga një luftë 6-vjeçare ku mbi 110,000 njerëz besohet të kenë vdekur.

“Lufta në Jemen duhet të marrë fund”, tha presidenti amerikan, Joe Biden në fjalimin e tij të parë të të politikës së jashtme, transmeton rtv21.tv.

Nën udhëheqjet e dy paraardhësve të Bidenit, SHBA-ja ka mbështetur një koalicion të drejtuar nga Arabia Saudite kundër rebelëve në Jemen.

Luftimet filluan në vitin 2014 në mes të një qeverie të dobët të Jemenit dhe lëvizjes rebele Houthi. Ka eskaluar një vit më vonë, kur Arabia Saudite dhe tetë shtete arabe, të mbështetura nga SHBA-ja, Britania dhe Franca, filluan sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi./21Media

Back to top button