SHBA kërkon nga Serbia t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Në 23-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka lëshuar një deklaratë.
Ambasada amerikane u bëri thirrje autoriteteve serbe që t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, si dhe ata që i mbuluan vrasjet e tyre në vitin 1999.
“Sot bëhen 23 vjet që kur tre shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyqi, u ekzekutuan në paraburgim nga policia speciale serbe. Ne nuk do ta harrojmë këtë krim dhe i bëjmë thirrje Serbisë edhe një herë që të mbajë përgjegjësi për ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje”, thuhet në reagimin e Ambasadës.


Trupat e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001./21Media

Back to top button